image Ministri i Drejtësisë liron nga detyra këshilltarin e tij, ishte i arrestuar për 133 kg drogë

Drejtësi

Ministri i Drejtësisë liron nga detyra këshilltarin e tij, ishte i arrestuar për 133 kg drogë

news image

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka liruar nga detyra këshilltarin e tij të jashtëm, Enis Qerkën, transmeton Gazeta Sinjali.

Enis Qerka, që ishte i arrestuar nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë drogë, sot ishte emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Drejtësisë.

Ndërsa, tani Selim Selimi ka shkruar se për shkak të raportimit të mediave ka marrë këtë veprim.

“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/174161624318290

Kurse, sot kabineti i ministrit Selimi e ka pranuar se “Enis Qerka është emëruar si këshilltar i jashtëm në Ministri të Drejtësisë” dhe se “vendimi është nënshkruar dhe ka shkuar në administratë si çdo vendim tjetër”.

Kujtojmë që Enis Qerka u bë i njohur në opinion kur u arrestua në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018. /Gazeta Sinjali/