Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se sot gjatë ditës ka takuar drejtorin e Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçin.
Selimi, tha se Thaçit i ka kërkuar që me përpikmëri të zbatohen rekomandimet e auditorit kombëtar.
“Transparenca dhe llogaridhënia, si parime parësore të qeverisjes sonë, garantojnë ngritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit në institucionet korrektuese”, ka shkruar Selimi./ Gazeta Sinjali/