image Ministri i Bujqësisë i Ukrainës: Eksportet e grurit po përkeqësohen nga dita në ditë

Botë

Ministri i Bujqësisë i Ukrainës: Eksportet e grurit po përkeqësohen nga dita në ditë

news image

Ministri i bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi thotë se aftësia e vendit për të eksportuar drithë po përkeqësohet çdo ditë e më shumë dhe do të përmirësohet vetëm nëse lufta me Rusinë përfundon.

Duke folur në një konferencë televizive, Solskyi thotë se Ukraina, një nga eksportuesit më të mëdhenj të drithërave në botë, normalisht do të eksportonte 4-5 milionë ton drithë në muaj, një vëllim që ka rënë në vetëm disa qindra mijë ton, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ndikimi (në tregjet globale) është i drejtpërdrejtë, dramatik dhe i madh. Dhe vazhdon. Çdo ditë situata do të bëhet gjithnjë e më e vështirë,” thotë ai.

/GazetaSinjali/