image Ministri i AAK-së nuk e voton këtë propozim të Hotit, kjo është arsyeja

Drejtësi

Ministri i AAK-së nuk e voton këtë propozim të Hotit, kjo është arsyeja

news image

Ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, në mbledhjen e sotme të qeverisë nuk e ka votuar shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, që ishte propozim nga kryeministri Avdullah Hoti, raporton Gazeta Sinjali.

Selimi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nuk ka votuar pro këtij vendimi për shkak se konsideron që duhet planifikim më i mirë.

“Në kuadër të mbledhjes nuk kam votuar për shuarjen e Task-Forcës Kundër Korrupsion, pasi që mendoj se na duhet një planifikim më i mirë në bazë të rishikimit funksional, por edhe të mos dëmtojmë disa nga rastet e profilit të lartë që janë pjesë e Task-Forcës”, ka shkruar ai

Kujtojmë që sot me votat e anëtarëve të Qeverisë është shfuqizuar vendimi i Qeverisë Nr. 02/110 i datës 26 shkurt 2010, vendim ky sipas të cilit ishte themeluar Task-forcë anti-korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/178906540510465