Ministri i Brendshëm i Greqisë, Johanis Ikonomu, ka takuar mesditën e kësaj të premteje kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beler në paraburgimin e Durrësit.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri grek shkruan se Shqipëria duhet të lejojë menjëherë betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës duke respektuar verdiktin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit.
“U takova sot në burgun e Durrësit, në prani të ambasadorit tonë në Shqipëri, z. Konstantinas Kamitsi, me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë, z. Fredi Beleri, i cili qëndron në paraburgim për më shumë se katër muaj. Për Greqinë ky rast ka qenë që në fillim dhe mbetet tejet i rëndë. Respektimi i shtetit të së drejtës dhe i të drejtave civile janë parimet dhe vlerat kryesore evropiane. Qëndrimi i Greqisë është se në rastin e zotit Beleri nuk merren parasysh parimet e shtetit ligjor, prezumimi i pafajësisë dhe respektimi i të drejtave civile. Pala shqiptare duhet të lejojë menjëherë betimin e zotit Beleri si kryetar Bashkie, duke respektuar verdiktin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Zgjerimi i situatës aktuale hedh një hije serioze mbi marrëdhëniet tona dypalëshe dhe nuk është në përputhje me frymën evropiane, me gjithçka që ajo përfshin”, shprehet ministri grek.
Συναντήθηκα, σήμερα, στις φυλακές Δυρραχίου, παρουσία της Πρέσβεώς μας στην Αλβανία, κ. Κωνσταντίνας Καμίτση, με τον εκλεγμένο Δήμαρχο Χειμάρρας, μέλος της ελληνικής εθνικής μειονότητας της Αλβανίας, κ. Φρέντη Μπελέρη, ο οποίος παραμένει προφυλακισμένος για περισσότερους από…
— Γιάννης Οικονόμου (@joikonomou) September 15, 2023