image Ministri gjerman: Lojërat me kufij çojnë në rrugë qorre dhe vonojnë zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

Politikë/ Ministri gjerman: Lojërat me kufij çojnë në rrugë qorre dhe vonojnë zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, në një diskutim në Bundestag ka dalë në mënyrë kategorike kundër lëvizjes së kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë duhet larguar nga një zgjidhje nëpërmjet idesë së korrigjimit të kufijve, ide që sipas tij në tryezë është shtruar në tavolinë jo vetëm nga Kosova dhe Serbia por edhe nga të tjerë që kanë ndikim mbi dy shtetet.

Mass ka thënë se lojëra të tilla me kufijtë e prolongojnë edhe më tej zgjidhjen e problemit kompleks mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk çojnë askund përveç se në një rrugë qorre.

“Qëllimi është që të largohemi nga zgjidhjet me kufij, të cilat janë parashtruar në tryezë jo vetëm nga palët, por edhe nga të tjerë, që duan të ushtrojnë ndikim atje. Por kjo do të arrinte vetëm një gjoja-përparim, nëse do të quhej përparim, duke pasur parasysh gjendjen e atjeshme. Lojëra me ide të tilla vetëm sa e shtyjnë zgjidhjen për problemet komplekse dhe nuk çojnë askund vetëm se në një rrugë qorre”, ka thënë Mass, raporton DW.

Mass ka folur edhe për gjendjen e sigurisë në mes të Kosovës dhe Serbisë  duke e cilësuar si relativisht të qëndrueshme, derisa thotë se në aspektin politik raportet në mes të Prishtinës dhe Beogradit janë përkeqësuar.

Ai ka premtuar angazhimin e mëtejmë të Gjermanisë për vazhdimin e dialogut, e dhe në kuadër të presidencës gjermane të BE-së, që fillon më 1 korrik./Gazeta Sinjali/