image Ministri francez infektohet me koronavirus, izolohet në shtëpinë e tij

Botë

Paris/ Ministri francez infektohet me koronavirus, izolohet në shtëpinë e tij

news image

Ministri i Kulturës në Francë, Franck Riester është infektuar me Covid-19.

Ka qenë kabineti i tij që ka konfirmuar këtë fakt, duke theksuar se ministri pas dyshimeve rezultoi pozitiv me koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.

“Sot, ministri rezultoi pozitiv gjatë testit të bërë, pas shfaqjes së simptomave”, njofton kabineti, teksa sqaron se zyrtari kishte marrë pjesë disa ditë më parë në Asamblenë Kombëtare, ku edhe u konfirmuan shumë raste.

Aktualisht, ministri është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është izoluar në shtëpinë e tij në Paris. /Gazeta Sinjali/