Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar fermerët e disa fshatrave të komunës së Mitrovicës dhe Zubin Potokut.
Ai me këtë rast bëri të ditur se janë në proces të hartimit të politikave të qëndrueshme edhe në ndërmarrjen e masave preventive nga dëme të tilla.
“Ne si Ministri e Bujqësisë po punojmë që të hartojmë politika të qëndrueshme edhe në ndërmarrjen e masave preventive nga dëme të tilla, gjithashtu po angazhohemi që në një të ardhme të afërt t’i përfshijmë sigurimet bujqësore për shumicën e kulturave bujqësore“, ka shkruar Peci në Facebook.
Tutje ai ka njoftuar se ka proceduar në mbledhjen e radhës së Qeverisë si pikë të rendit të ditës kompensimin e dëmeve për kulturat bujqësore në vlerë 1.3 milion euro.
“Në mbledhjet e radhës së Qeverisë, kam proceduar si pikë të rendit të ditës kompenzimin e dëmëve për kulturat bujqësore në vlerë prej 1.3 milion euro“, shtoi ai./Gazeta Sinjali/