image Ministri e quajti të ndyrë, shantazhues e të paudhë, kjo është përgjigjja e Rektorit të Universitetit të Ferizajit

Politikë

Kundërpërgjigjet/ Ministri e quajti të ndyrë, shantazhues e të paudhë, kjo është përgjigjja e Rektorit të Universitetit të Ferizajit

news image

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari i është përgjigjur Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi i cili e akuzoj atë për sfidim të autoritetit të ministrit me një gjuh të ulët që nuk përkon me komunikim zyrtar.

Ministri Bytyqi përmes një komunikimi zyrtar e quajti Bajraktarin të ndyrë, shantazhues dhe të paudhë duke kaluar në rrafsh personal, pasi pretendon se ky i fundit kishte tejkaluar kompetencat e tij duke kërkuar CV-të  e tre anëtarëvë të emëruar nga ministri arsimit dhe planin strategjik para konsolidimit të organeve të Këshillit Drejtues.

Në letrën e tij, rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari i përgjigjet ministrit me gjuhë tjetër duke ia bërë më dije se kërkesa për CV-në nuk është bërë prej tij.

 “Ua rikujtoj se Këshilli Drejtues nuk i përgjigjet Rektorit por e kunderta. Prandaj kërkresa për CV/ Biografitë ka ardhur nga Kryesuesi i Këshillit të Përkohshëm dhe anëtarët e KD-së, duke qenë se të emëruarit tuaj nuk ishin persona të njohur për ta e as për publikun dhe biografitë e të gjithë anëtarëve të KD-së do të vendosen në ueb faqen e institucionit,”, ka thënë Bajraktari përgjigjen ndaj ministrit të cilën e ka siguruar Gazeta Sinjali

Megjithatë, rektori I Univeristitit të Ferizajit ka arsyetuar, siç thotë, kërkesën e Këshillit Drejtues rreth prezantimit të biografive të përsonave të emruar nga ministri ashtu sikurse edhe prezantimin e strategjisë së anëtarëvë të KD-së .

“Kjo kërkesë për biografinë e tyre është legjitime dhe shumë e arsyeshme dhe nuk e kuptoj pse është fyer dikush rreth kësaj cështjeje, ashtu siç nuk e kuptoj cfarë të keqe ka përgatitja dhe prezantimi I strategjisë së anëtarëve të KD-së ( të deleguar nga ju) për të ardhmen e Universitetit, aq më shumë kur sipas ligjit të Arsimit të Lartë, kryesues I KD-së së Universitetit zgjedhet nga radha e përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit.”, ka thënë Bajraktari në letrën e siguruar Gazeta Sinjali

Kreu i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka shtuar se pa dashur ta komentoj gjuhën që Shyqiri Bytyqi ka përdorur në një shkresë zyrtare nga pozita e një Ministri të Arsimit në adresë tij, ai gjithmonë  ka respektuar me përpikmëri ligjet dhe aktet nënligjore. / Gazeta Sinjali/