image Ministri Çeku priti në takim përfaqësues nga fushat e artit dhe të kulturës nga Ukraina

Ministri Çeku priti në takim përfaqësues nga fushat e artit dhe të kulturës nga Ukraina

news image

Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka pritur në takim përfaqësues nga fushat e artit dhe të kulturës nga Ukraina.

Gjatë këtij takimi, Çeku shprehu keqardhje për situatën e rëndë në Ukrainë, po ashtu mbështetjen dhe solidaritetin e vendit tonë me këtë shtet.

Njoftimi i plotë:

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku priti në takim Yuliia Hnat, Alex Fisher, Kateryna Iakovlenko dhe Kateryna Botanova, përfaqësues nga fusha e kulturës dhe artit nga Ukraina. ????????????????

Bashkë diskutuan për zhvillimet aktuale në vendin tonë sa i përket kulturës, ngritjen artistike pas luftës dhe si mund të ndihmojë përvoja e Kosovës Ukrainën. Gjithashtu ndër të tjera u fol për ndikimin dhe organizimin e bienales Manifesta në Prishtinë, bienale kjo që pritet të mbahet në Ukrainë në vitin 2028 dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Ministri Çeku shprehu keqardhje për situatën e rëndë në Ukrainë, po ashtu mbështetjen dhe solidaritetin e vendit tonë me këtë shtet.

Delegacioni nga Ukraina po qëndronin në Kosovë në kuadër të Konferencës së Asociacionit Ndërkombëtar të Bienaleve që u mbajt në Prishtinë si pjesë e Manifesta 14.

/GazetaSinjali/