image ​Cakaj takon Grenell: S’ka marrëveshje të fshehtë as plan për ndarje të Kosovës - Sinjali

​Cakaj takon Grenell: S’ka marrëveshje të fshehtë as plan për ndarje të Kosovës

news image

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është takuar me Ambasadorin Richard Grenell.

Cakaj ka njoftuar se kanë biseduar për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Cakaj ka theksuar se nuk ka marrëveshje të fshehtë as plan për ndarjen e Kosovës, as shkëmbim territorial.

“S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as shkëmbime territoriale, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell.

Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

Për sqarim: S’KA MARRËVESHJE TË FSHEHTË, AS PLANE PËR NDARJE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, AS SHKËMBIME TERRITORIALE, AS NXITIM PËR NDONJË MARRËVESHJE TË DËMSHME, VEÇ PËRPJEKJE PËR TË NXITUR ZHVILLIMIN EKONOMIK E FORCUAR POPULLIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NDËRKOMBËTARISHT ME MBËSHTETJEN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS!

Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës!

ZOTI I BEKOFTË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS! /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: