image Ministri Cakaj: Kroacia synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Rajon

Rajoni/ Ministri Cakaj: Kroacia synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

news image

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Gjermani, është takuar me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

Tema kryesore e diskutimit të takimit ishte nisja e procesit të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, gjatë Presidencës Kroate.

Cakaj në një postim në Facebook sa i përket takimit, ka njoftuar se gjatë mandatit të saj, Presidenca Kroate po synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Presidenca Kroate synon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë mandatit të saj. U pajtuam se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim dhe tani është koha që BE ta gjejë ujdinë e brendshme për t’i dhënë shtytsë të re procesit të zgjerimit në përgjithësi????????????!”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Kroacia për herë të parë mori presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) më 1 janar të këtij viti./GazetaSinjali/