image Ministri britanik: Rusët janë të dëshpëruar, po shohim nëse avionët e Polonisë do të fluturojnë për Ukrainën

Botë

Ministri britanik: Rusët janë të dëshpëruar, po shohim nëse avionët e Polonisë do të fluturojnë për Ukrainën

news image

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka folur për BBC, duke thënë se forcat e Vladimir Putinit po “bëhen më të dëshpëruara” dhe “ne po shohim se rusët thjesht dyfishojnë brutalitetin”.

Ai thotë se “Rusia nuk ka bërë ende përparimet e saj, është dita e 13-të. Kjo kolonë veriore për të cilën kemi folur shpesh është ende goxha e bllokuar, dua të them me të vërtetë e mbërthyer, kështu që nuk po përparon“.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të rrisë sasinë e ndihmës vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse për Ukrainën, detajet për të cilat ai do të shpallë në Parlament të mërkurën, dhe po ndihmon në organizimin e shpërndarjes së ndihmave përmes NATO-s dhe vendeve të tjera të BE-së.

Në temën që Polonia mund të furnizojë avionë për luftën në Ukrainë, ai tha se po zhvillohet një debat në këtë moment nëse Polonia do ta bëjë këtë.

Britania e Bashkuar nuk mund të furnizonte avionë drejtpërdrejt në Ukrainë, ne nuk kemi të njëjtin lloj avionësh luftarakë që ata fluturojnë, MiG-29 dhe të tjerë… Pikëpamja jonë do të ishte se i takon Polonisë në baza dypalëshe të vendosë nëse do të mbështesin Ukrainën”, duke shtuar se Britania e Madhe do të mbështeste Poloninë si një aleat të vjetër.

/GazetaSinjali/