Pas ankesa të shumëta nga qytetarët, ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka sqaruar çështjen e pakos emergjente të Qeverisë, në të cilën një pjesë e qytetarëve nuk janë futur në kategorizimin si përfitues të kësaj.
Bislimi i është përgjigjur pyetjes se cila është zgjidhja e ofruar për punëtorët që kanë punuar në baza ditore (ose nuk kanë asnjë familjarë që siguron të ardhura).
“Kjo masë përpiqet të mbulojë atë pjesë të familjeve që burim të vetëm të të ardhurave kanë punët e përkohshme ose angazhimet në punë kujdestarie apo mirëmbajtjeje nëpër familje private. Të gjithë këto familje mund të përfitojnë nga masa e 15 e pakos emergjente të qeverisë (130 euro për tre muajt në vijim), në rast se dokumentojnë që këto të ardhura janë burimi i vetëm i të hyrave të familjes”, ka thënë Bislimi.
Sipas tij, kjo nënkupton që aplikuesit, kur të dorëzojnë certifikatën familjare duhet të dëshmojnë që asnjë anëtarë i tyre nuk është në marrëdhënie të rregulltë pune dhe po ashtu nuk janë pjesë e asnjërës nga skemat sociale e pensionale të sektorit publik.
“Verifikimi bëhet përmes data bazës së administratës tatimore të Kosovës dhe departamentit të Thesarit në Ministrinë e Financave dhe Transfereve./GazetaSinjali/