image Ministri Aliu nënshkruan marrëveshje me kolegjin ku ligjëron

Politikë

Ministri Aliu nënshkruan marrëveshje me kolegjin ku ligjëron

news image

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin “UBT”. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga ministri i këtij dikasteri Liburn Aliu, mirëpo ky i fundit po del të jetë ligjërues në këtë kolegj.

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu sot njoftoi në facebook për nënshkrimin e një marrëveshje me Kolegjin ‘UBT’, aty edhe ku merr një pagë si profesor.

Përveç ministër – profesor Aliut, në nënshkrimin e marrëveshjes, shihet edhe shefja e kabinetit të tij, Rineta Jashari.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marr një koment nga vet ministri Aliu, mirëpo ai nuk i është lajmëruar telefonatave të Sinjalit.

Njoftimi i ministrit Aliu në Facebook:

“Sot, nënshkruam marrëveshjen që përcakton kornizat e bashkëpunimit institucional në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Kolegjit “UBT”, në fushat e interesit të përbashkët, në pajtim me kompetencat ligjore, për hartimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve, elaborateve dhe studimeve të përbashkëta, hulumtime shkencore, organizimin dhe realizimin e forumeve profesionale, konferencave dhe simpoziumeve shkencore, realizimin e këshillimeve profesionale reciproke, ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët, harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojave e tregut të punës, si dhe funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore”, njofton Aliu.

Nënshkrimin në marrëveshje e kanë hedhur, ministri, Liburn Aliu dhe drejtori i kolegjit UBT, Edmond Hajrizi.

Nënshkrimi i Aliut mund t’i kushtojë me masa nga Agjencia Kundër Korrupsionit për ndonjë konflikt të mundeshim të interesit.

Në ueb-faqen këtij kolegji figuron se ministri Aliu është mësimdhënës, dhe merr një pagë në vlerë prej 1128 eurove në muaj.

Në fotografinë që Ministria ka publikuar, me Aliun shihet që është edhe Rineta Jashari – shefe e stafit të kabinetit të Aliut.

/GazetaSinjali/