image Ministri Abrashi viziton ndërmarrjen “Infrakos”, thotë se hekurudha do të modernizohet

Kosovë

Ministri Abrashi viziton ndërmarrjen “Infrakos”, thotë se hekurudha do të modernizohet

news image

Ministri i infrastrukturës, Arban Abrashi, ka vizituar sot Ndërmarrjen Publike “Infrakos”, për t’u informuar rreth projekteve që janë duke u realizuar dhe gjendjen e linjave hekurudhore në Kosovë.

Siç njofton komunikata, Abrashi ka theksuar se që nga java e ardhshme do të intensifikohet bashkëpunimi në mes të institucioneve përgjegjëse dhe “Infrakosit” për përfundimin më të shpejtë të punimeve në linjën e 10 hekurudhore, si dhe realizmin e projekteve tjera.

“Ministri bëri të ditur se modernizimi i hekurudhave, rritja e transportit hekurudhor, shtimi i dinamikës së punës, rehabilitimi i linjave ekzistuese dhe ndërtimi i të rejave do të jenë prioritet i Ministrisë së Infrastrukturës”, thuhet në komunikatën e zyrës së Abrashit.

Ndërsa Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit të “Infrakos”, Xhevat Ramosaj e njoftoi ministrin për punën e kësaj ndërmarrje dhe linjat hekurudhore që janë duke funksionuar në Republikën e Kosovës./ Gazeta Sinjali/