image "Ministre e sanksionuar e SHBA-së"- Përplasje mes Tahirit dhe Haxhiut në Kuvend

Politikë

“Ministre e sanksionuar e SHBA-së”- Përplasje mes Tahirit dhe Haxhiut në Kuvend

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke thënë se po ‘bëjnë më shumë se keqinformim’ për situatën në veri.

Haxhiu ka thënë se opozita po inkurajon dhunuesit kur po thonë se në veri të vendit nuk ka gjyqtarë dhe prokurorë.

“Ju ftoj që mos mi keqinformu qytetarët. Me dal shefi i grupit parlamentar e më thënë se nuk ka prokurorë dhe gjyqtarë në veri është shumë pak më thanë është keqinformim, po inkurajoni dhunuesit sepse kur ju shohin juve që thoni se nuk ka prokurorë dhe gjyqtarë atëherë mund të bëhet dhunë…”, ka thënë ajo në seancën e Kuvendit.

Ajo bëri thirrje që opozita t’i bashkohet pushtetit në raport me Serbinë.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentarë të PDK-së, Abelard Tahiri i është drejtuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu si ministre e sanksionuar e SHBA-së, pas anulimit të vizitës së saj për Amerikë.

Tahiri këtë deklaratë e bëri gjatë diskutimit për situatën në sistemin e drejtësisë në Veri të Mitrovicës, ku Haxhiu akuzoi atë dhe deputetin Arben Gashin për dezinformimin e qytetarëve.

/GazetaSinjali/