image Minatorët protestojnë nesër, i mbështet edhe Agim Bahtiri

Njoftim/ Minatorët protestojnë nesër, i mbështet edhe Agim Bahtiri

news image

Minatorët e kombinatit “Trepça” kanë paralajmëruar se do të protestojnë të hënën në këtë ndërmarrje, shkruan Gazeta Sinjali.         

Përvaqësuesi i shaljanëve, Arsim Musa, ka njoftuar se protesta lidhur me pakënaqësitë e tyre lidhur me punësimin do të mbahet para bordit të kësaj ndërmarrjeje.    

“Të nderuar banorë të trevës së Shales së Bajgores, ju njoftojmë se me datë 10.02.2020 prej orës 09:00 të mëngjesit, ju ftojmë të na bashkangjiteni në protestë në lidhje me shumë paknaqësi që po na bëhen në lidhje me punësime në Trepçë”, ka shkruar Musa.     

Protestën e tyre e ka mbështetur edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Bahtiri ka thënë se shaljanët janë anashkaluar krejtësisht, injorim me të cilën ia thotë se nuk mund të pajtohet, andaj ka thënë se e mbështetë fuqishëm protesën e tyre.

“Shaljanët u anashkaluan krejtësisht dhe në vend të punësimit shpërbleheshin me premtime të rrejshme. Assesi nuk pajtohem me ndarje krahinore, por gjithsesi nuk mund të pajtohem as me injorim të tillë që i bëhet Shalës nga paslufta. Nuk kërkojmë favorizime, por nuk pranojmë as anashkalime. Pajtohem dhe mbështes fuqishëm protestën e nesërme me anë të së së cilës shaljanët kërkojnë drejtësi dhe barazi, sepse ky duhet të jetë synimi kryesor në shoqërinë tone”, ka shkruar i pari i Mitrovicës./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/photos/a.270853443259175/1126936160984228/?type=3&theater