image Minatorët e Artanës në grevë, kryeshefi i Trepçës thotë se pagat dalin deri të hënën
[wp-story id="814678"]

Sociale

Minatorët e Artanës në grevë, kryeshefi i Trepçës thotë se pagat dalin deri të hënën

news image

Minatorët e Minierës së Artanës kanë hyrë sot në grevë për shkak që nuk i kanë marrë akoma pagat për këtë muaj.

Ibrahim Mehmeti, i cili punon si xehtar në këtë minierë, thotë se menaxhmenti i Trepçës ka bërë diskriminim ndaj tyre për shkak se minatorëve të Trepçës iu kanë dalë pagat e atyre jo.

“Aktualisht jemi 20 punëtorë që kemi hyrë në grevë, derisa edhe pak vjen edhe ndërrimi i dytë dhe bëhemi diku 70 punëtorë. Kemi hyrë në grevë për shkak të pagave që nuk i kemi marrë. Është bërë një diskriminim ndaj neve, sepse minatorëve në Trepçë iu kanë dalë pagat e neve jo. Ne do të vazhdojmë me grevën edhe nesër dhe deri në realizimin e kërkesave”, tha ai për klankosovën.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Enes Muzaqi, tha se pagat do të dalin më së largu deri të hënën.

Ne kemi siguruar sasinë e nevojshme të koncentratit dhe e kemi shitur atë. Por, shumat e mëdha të transaksioneve ndërbankare kërkojnë kohë dhe duhet të verifikohen. Ne e kemi shitur sasinë e nevojshme tek kompanitë ndërkombëtare, pra kemi pasur prodhim të bollshëm. Me këto mjete i kemi siguruar edhe paratë për mbulimin e pagave. Ato pritet të dalin ose nesër ose më së largu deri të hënën. Kjo kohë, siç e thashë, nevojitet që të verifikohen transaksionet bankare me kompanitë e huaja për shumat e mëdha. Sot janë ndarë pagat për minatorët në Stantërg”, tha ai. /Gazeta Sinjali/