Në Kuvendin e Kosovës është votuar Qeveria Kurti me 66 vota pro. Derisa, Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i ri i Republikës së Kosovës.
Formimit të kësaj qeverie i janë gëzuar shumë personalitete, në mesin e tyre është edhe këngëtarja e njohur Mimoza Mustafa, e cila ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Erdhi Dita, urime Kryeministër Albin Kurti! Urime qeveria Kurti, urime Kosove”, ka shkruar Mustafa.
Kujtojmë se sot u votua qeveria e re me 66 vota për dhe 10 abstenime, pas disa orësh debat nga opozita, të cilët e lëshuan sallën e Kuvendit pak para votimit të qeverisë./Gazeta Sinjali/