Kryetarja e Alternativës Mimosa Kusari- Lila ka reaguar pas nominimit të Vjosa Osmanit për postin e kryeministres .
Kusari shkruan se beteja për barazi dhe mundësi të barabartë u fitua dje në Lidhjen Demokratike të Kosovës me kandidimin e Vjosa Osmanit për Kryeministre nga kjo parti.
“Kjo betejë për barazi dhe mundësi të barabartë u fitua dje në Lidhjen Demokratike të Kosovës me kandidimin e Vjosa Osmanit për Kryeministre nga kjo parti.
Dhe ashtu siç e kërkuam gjithmonë, fitorja ishte e përbashkët, e burrave dhe grave. ”
“Dhe ashtu siç e kërkuam gjithmonë, fitorja ishte e përbashkët, e burrave dhe grave. E Vjosës në emër të gjysmës së popullatës që përfaqëson, por edhe e Kryetarit Mustafa dhe Lutfi Hazirit që dolën krah saj. LDK e bëri ashtu si duhet të bëhët, bashkë dhe me një zë”, ka shkruar më tej ajo.
Kusari thekson se kandidimi i Osmanit për postin e kryeministres paralajmëron një etapë të re në Kosovë atë të barazisë dhe drejtësisë, etapës së shumë pritur nga shumica e qytetarëve të Kosovës.
Më poshtë postimi i saj: