image Milot Rashica apo Granit Xhaka, ja cili kushton më shumë në tregun e transferimeve

Futboll

Milot Rashica apo Granit Xhaka, ja cili kushton më shumë në tregun e transferimeve

news image

Milot Rashica ka arritur që të tejkalojë Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin sa i përket vlerës në tregun e transferimeve.

Sipas Transfermarkt, Rashica aktualisht në tregun e transferimeve vlenë 28 milionë euro, kurse Granit Xhaka 24 milionë euro dhe Xherdan Shaqiri 16 milionë euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Për Rashicën janë të interesuara Liverpool dhe RB Leipzig mirëpo ende nuk ka pasur ndonjë ofertë konkrete për të.

Rashica që nga transferimi në Werder Bremen ka pasur paraqitje mjaftë të mirë ndërsa këtë sezon në Bundesligë ka arritur të shënoj 7 gola në 23 ndeshje të luajtura.

/Gazeta Sinjali/.