image “Vdekje e Amerikës”, “Hakmarrje e ashpër” - Teherani mbushet me njerëz që kujtojnë gjeneralin iranian

Botë

Rajoni “Vdekje e Amerikës”, “Hakmarrje e ashpër” – Teherani mbushet me njerëz që kujtojnë gjeneralin iranian

news image

“Vdekje e Amerikës”, “Hakmarrje e ashpër” – Teherani mbushet me njerëz që kujtojnë gjeneralin iranian

Turma të mëdha mbushën rrugët e Teheranit për varrosjen e komandantit të vrarë të Iranit Qassem Soleimani.

Pas faljes së namazit, trupi i Qassem Soleimani dhe i shokëve të tij, është shoqëruar nga miliona njerëz përfshirë funksionarë të shtetit, të ushtrisë dhe funksionarë të grupeve të rezistencës.

Pjesëmarrësit në ceremoninë mortore të gjeneral Qassem Soleimani kanë hedhur slogane si “ Vdekje Amerikës”, “ Vdekje Izraelit”, “ Jo kompromisit dhe jo dorëzimit në luftën me Amerikën”, “ Çfarë do të bëhet nëse Khamenei lëshon dekretin e Xhihadit tim” dhe “ Hakmarrje e ashpër për gjakun e martirit Soleimanit”.

Trupi i gjeneral Sulejmanit, sot pasdite do të shkojë në qytetin Kum, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e martë në qytetin Kerman.

Gjeneral Qassem Sulejmani komandant i forcave Kods të Gardës Revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcës së mobilizimit popullor “Hashd Shaabi” në Irak, së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, u vranë ditën e premte në një sulm të dronit të SHBA në Irak të premten me urdhër të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Irani ka premtuar “hakmarrje të rendë” për vdekjen e Soleimani dhe të dielën u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e 2015.

Soleimani, 62-vjeçare kryesoj forcë elitare të Qudsit dhe u ngarkua me mbrojtjen dhe forcimin e ndikimit të Iranit në Lindjen e Mesme.