image Miliona gaforre të kuqe pushtojnë mjedisin, ndërtohen mbikalime për to

Botë

Miliona gaforre të kuqe pushtojnë mjedisin, ndërtohen mbikalime për to

news image

Turistët kanë mbetur të mahnitur, pasi miliona gaforre të kuqe shihen duke e kryer migrimin e tyre vjetor drejt oqeanit për t’u shumuar në Ishullin Christmas.

Mbi 50 milionë gaforre të kuqe janë nisur nga xhungla drejt bregdetit të Parkut Kombëtar, në pjesën e skajshme veriperëndimore të Australisë.

Banorët dhe vizitorët po garojnë për të siguruar pamje sa më interesante në atë që vlerësohet si një ndër migrimet më të mëdha të kafshëve në planet, pasi këto krijesa i japin ishullit ngjyrë të kuqe./GazetaSinjali/