Miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner, ka treguar që nuk është aspak dorështrënguar.
Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e famshëm “Ellen DeGeneres Show”, së bashku me nënën e saj Kriss Jenner.
22-vjeçarja i dhuroi një organizate që punon për fuqizimin e grave shumën prej 750 mijë dollarësh, transmeton Gazeta Sinjali.
Krahas kësaj, ajo i dhuroi themelueses së organizatës 100 mijë dollarë, si dhe 50 mijë dollarë anëtarëve tjera.
Kylie i dhuroi këto para pasi që bëjnë sipas saj gjëra të mrekullueshme.
Kylie Jenner u bë miliarderja më e re në moshë nga paratë që i fitoi kryesisht nga sipërmarrja “Kylie Cosmetics”./Sinjali/