Miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner ka treguar së fundmi se i pëlqen të merret me aktivitetet e bamirësisë.
E ftuar në “Ellen DeGeneres Show”, përkrah nënës së saj Kriss Jenner, 22-vjeçarja i dhuroi një organizate që punon për fuqizimin e grave shumën prej 750 mijë dollarësh.
Kylie i dhuroi gjithashtu themelueses Samantha Gil 100 mijë dollarë, si dhe 50 mijë dollarë secilës prej anëtareve të “Nest of Love”.
“Për shkak të gjërave të mrekullueshme që bëni”-u shpreh miliarderja më e re në botë, e cila i ka paratë kryesisht nga sipërmarrja “Kylie Cosmetics”.