Miliarderi më i ri i Ukrainës, 48-vjeçari Kostyatin Zhevago, raportohet se është larguar nga vendi në bordin e superjahtit të tij pas publikimit të masave të reja anti-oligarkë nga presidenti i vendit Volodymyr Zelensky.
Lajmi sjell presidentin ukrainas një hap më pranë goditjes së figurave të oligarkëve brenda vendit të tij, siç ndodhi më së fundmi dhe me manjatin e minierave Kostyatin Zhevago. Britanikja Daily Star thotë se ai u largua me jahtin e tij të quajtur fatkeqësisht “Z,” shkronja tashmë e kthyer në simbolin e pushtimit rus të Ukrainës.
Në një kohë kur shumë vende kanë ndaluar trafikun ajror nga mjetet ruse, Dubai ende mirëpret pasagjerët e linjave të trageteve FlyDubai e Emirates.
Zhvillimi vjen pas raportimeve se të paktën katër oligarkë rusë janë larguar nga Moska drejt Dubait pas një fjalimi të ashpër të presidentit Vladimir Putin.
Lideri i Kremlinit kishte folur për një “vetë spastrim” të shoqërisë ruse, sipas raportimit të britanikes The Telegraph.
Edhe Zhevago duket se është larguar për në Dubai pas ligjeve anti-oligarkë të Ukrainës, megjithse ka qenë në politikën e vendit prej 20 vjetësh si i pavarur.
Ai humbi garën për deputet në zgjedhjet e 2019.
Jahti i tij “Z”, është 65 metra i gjatë dhe ka një shpejtësi maksimale prej 18 nyje detare.
Barka e Zhevago mund të mbajë 14 të ftuar dhe ka nevojë për 18 anëtarë ekuipazhi.
Revista SuperYacht shkruan se jahti i Zhevago ka mes të tjerave një “qendër mirëqenieje trupore”, dhomë masazhi, sauna dhe sallon stilimi flokësh./tch