Këngëtarja njëherësh aktorja e njohur amerikane, Miley Cyrus i ka befasuar të pranishmit në sfilatën e stilistin gjithashtu të njohur amerikan, Marc Jacobs.
Artistja është shfaqur si e ftuara speciale e Jacobs në Javën e Modës në New York, transmeton Gazeta Sinjali.
Cyrus ka bashkëpunuar me stilistin prej kohësh dhe është një ndër dizajnerët e saj të preferuar.
Ajo u shfaq në sfilatë duke mbajtur një pallto me printe zebre në dorë, ndërkohë që veshja përbëhej nga reçipeta, pantallona të zeza dhe doreza.
Koleksioni i sezonit të Vjeshtës 2020 nga Marc Jacobs ishte një rikthim në vitet e ’60, por me referenca edhe të viteve 1990.
Krahas Miley Cyrus në këtë sfilatë u shfaqen edhe modelet e njohura si Gigi dhe Bella Hadid, e shumë emra të tjerë./Gazeta Sinjali/