Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorën e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha.
Milatoviq tha se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës janë miqësore, të bazuara në parimet e fqinjësisë së mirë dhe perspektivën e përbashkët evropiane.
“Në bisedën time me ambasadoren Ariana Zherka Hoxha, theksova rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona ekonomike, veçanërisht në fushën e tregtisë, turizmit dhe energjisë. Në këtë kuptim, rikonstruksionimi dhe ndërtimi i rrugëve Rozhajë – Pejë dhe Plavë – Deçan ka rëndësi të madhe.
Ai theksoi se Mali i Zi mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nën patronazhin e Bashkimit Evropian.
Odnosi Crne Gore i Kosova su prijateljski, bazirani na principima dobrosusjedstva i zajedničkoj evropskoj perspektivi.
— Jakov Milatovic 🇲🇪🇪🇺 (@JakovMilatovic) July 26, 2023
1/3 pic.twitter.com/mhwqb1rSeG