image Milano është i kuq - Kuqezinjtë rikthejnë titullin e Scudettos për herë të parë në 11 vite

Futboll

Milano është i kuq – Kuqezinjtë rikthejnë titullin e Scudettos për herë të parë në 11 vite

news image

Milani ka arritur të fitojë titullin e Scudettos për sezonin 2021-22.

Kuqezinjtë nuk kanë lejuar befasi në xhiron e fundit, teksa kanë mposhtur Sassuolon si mysafir me rezultat të pastër 3-0.

Olivier Giroud realizoi dy gola, teksa një tjetër erdhi nga Franck Kessie, të gjitha në pjesën e parë, duke e vulosur fatin e këtij takimi në 45 minutëshin e parë.

Milani rikthen titullin e Scudettos për herë të parë në 11 vite, që kur kishte triumfuar në sezonin 2011-12.

Në total, ky është titulli i 19-të i Scudettos i fituar i klubit rosoner, duke barazuar Interin, gjersa vetëm Juventusi ka më shumë nga skuadrat italiane.

/GazetaSinjaliSport/