Milani ka arritur të fitojë titullin e Scudettos për sezonin 2021-22.
Kuqezinjtë nuk kanë lejuar befasi në xhiron e fundit, teksa kanë mposhtur Sassuolon si mysafir me rezultat të pastër 3-0.
Olivier Giroud realizoi dy gola, teksa një tjetër erdhi nga Franck Kessie, të gjitha në pjesën e parë, duke e vulosur fatin e këtij takimi në 45 minutëshin e parë.
Milani rikthen titullin e Scudettos për herë të parë në 11 vite, që kur kishte triumfuar në sezonin 2011-12.
Në total, ky është titulli i 19-të i Scudettos i fituar i klubit rosoner, duke barazuar Interin, gjersa vetëm Juventusi ka më shumë nga skuadrat italiane.