Fondi ‘Investcorp’ me bazë në Bahrein thuhet se është afër përfundimit të marrjes së Milanit për rreth 1 miliardë euro, ndërsa përfaqësuesit e Elliott nuk kanë pranuar të komentojnë.
Milani mund të shohë ndryshimin e pronësisë së tyre shumë shpejt pasi fondi amerikan i investimeve Elliott duket afër arritjes së një marrëveshjeje me Investcorp. Gazeta franceze L’Equipe raportoi këtë mëngjes se UEFA po heton lidhjet e dyshimta midis gjigantëve të Serisë A dhe Lille, një klub francez që kishte qenë zyrtarisht në pronësi të Elliott në të kaluarën.
Më shumë detaje po dalin nga burime të ndryshme. Bloomberg thotë se përfaqësuesit e Investcorp, Elliott dhe Milan nuk pranuan të komentojnë, por njerëzit e njohur me këtë çështje thonë se bisedimet janë duke vazhduar për një marrëveshje prej 1.1 miliardë dollarësh (rreth 1 miliard euro).
Një tjetër burim afër marrëveshjes i ka thënë Reuters se marrëveshja është afër përfundimit. Raporti shton se “Investcorp nuk do të komentonte kur kontaktohej nga Reuters, ndërsa klubi dhe Elliott Management nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment”.
Milani i Piolit është në garë për të fituar titullin e Serie A këtë sezon dhe pret Genoan në Stadio Meazza sonte. Elliott mori kontrollin e kuqezinjve në 2018 pasi Yonghong Li dështoi në detyrimet e borxhit pas vetëm një viti në klub.
/GazetaSinjaliSport/