image Milani mposht edhe Atalantan, një pikë larg triumfit të Scudettos

Futboll

Milani mposht edhe Atalantan, një pikë larg triumfit të Scudettos

news image

Milani ka triumfuar ndaj Atalantës në xhiron e parafundit të Serie A.

Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultat solid 2-0 skuadrën e Atalantas, për të bërë një hap gjigant drejt Scudettos.

Rafael Leao zhbllokoi sfidën duke realizuar në minutën e 56-të, për t’i dhënë epërsinë vendasve.

Në minutën e 76-të, mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez ka bërë ‘çmendurinë’ duke realizuar një solo-gol që nisi nga mesfusha e vrapoi deri tek sulmi duke e konkretizuar në rrjetë, për rezultatin 2-0 që në fund doli të jetë vendimtar i takimit.

Milani ruan pozitën e parë dhe tani arrin në kuotën e 83 pikëve, pesë më shumë sesa Interi të cilët do të luajnë sonte ndaj Cagliarit.

Pa marrë parasysh rezultatin e Interit, Milani do të bëhej matematikisht kampion nëse nuk humbet në sfidën e fundit ndaj Sassuolos.

/GazetaSinjaliSport/