Milani ka triumfuar ndaj Atalantës në xhiron e parafundit të Serie A.
Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultat solid 2-0 skuadrën e Atalantas, për të bërë një hap gjigant drejt Scudettos.
Rafael Leao zhbllokoi sfidën duke realizuar në minutën e 56-të, për t’i dhënë epërsinë vendasve.
Në minutën e 76-të, mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez ka bërë ‘çmendurinë’ duke realizuar një solo-gol që nisi nga mesfusha e vrapoi deri tek sulmi duke e konkretizuar në rrjetë, për rezultatin 2-0 që në fund doli të jetë vendimtar i takimit.
Milani ruan pozitën e parë dhe tani arrin në kuotën e 83 pikëve, pesë më shumë sesa Interi të cilët do të luajnë sonte ndaj Cagliarit.
Pa marrë parasysh rezultatin e Interit, Milani do të bëhej matematikisht kampion nëse nuk humbet në sfidën e fundit ndaj Sassuolos.