image Milani merr avantazhin për Asension, Maldini bën telefonatën me Ancelottin

Futboll

Milani merr avantazhin për Asension, Maldini bën telefonatën me Ancelottin

news image

“Il Corriere dello Sport” raporton se Paolo Maldini ka telefonuar Carlo Ancelottin për të marrë vesh disponueshmërinë e Marco Asensio dhe se kuqezinjtë janë përpara Arsenalit dhe Manchester United në garën për nënshkrimin e spanjollit.

Asensio mund të largohet nga Bernabeu në verë pasi kontrata e tij skadon në qershor 2023. Milani ka nevojë për një krah të ri të djathtë për 2022-23 dhe spanjolli është një nga objektivat e kuqezinjve.

Sipas ‘Il Corriere dello Sport’, drejtori i Milanit, Paolo Maldini, së fundmi ka telefonuar ish-trajnerin e tij Ancelotti, tani në krye të Madridit, për të sqaruar disponueshmërinë e anësorit të talentuar. Ancelotti është i hapur për t’u ndarë me Asensio, por Madridi dëshiron të paktën 30-35 milionë euro, kështu që Milani tani duhet të negociojë me kampionët e La Ligës.

Arsenali dhe Manchester United gjithashtu i kanë vënë syrin te Asensio, por gjigantët e Serisë A do të luajnë futboll në Champions League sezonin e ardhshëm, ndaj janë përpara në garën për nënshkrimin e 26-vjeçarit.

Asensio nuk është objektivi i vetëm i Milanit për krahun e djathtë pasi Noa Lang i Club Brugge është gjithashtu në radarët e Diavolit.

/GazetaSinjaliSport/