Milan dhe Roma kanë arritur marrëveshje për mbrojtësin italian, Alessandro Florenzi.
Gazetari italian, Fabrizio Romano ka konfirmuar se kjo marrëveshje është e përfunduar dhe se ai do të qëndrojë në Milan.
Sipas Romanos, tarifa e këtij çmimi sillet në më pak se 3 milionë për mbrojtësin italian dhe së shpejti do të nënshkruhet kontrata.
31-vjeçari ka zhvilluar 24 paraqitje në Serie A sezonin që shkoi, por startoi vetëm 12 prej tyre, teksa shtoi dy gola.