Milani fitoi titullin e Scudettos për herë të parë në 11 vite.
Kuqezinjtë mposhtën në garë rivalin e qytetit, Interin, duke përfunduar sezonin me dy pikë më tepër se Nerazurët.
Pas këtij triumfi madhështor të tyre, Milani po shikon tani ta forcojë skuadrën për të zgjeruar sukseset viteve të ardhshme, transmeton Sinjali Sport.
Pasi është pranë finalizimit të marrëveshjes me Divock Origin, Milani po mendon për rinovimin e mbrojtësit anglez, Fikayo Tomori.
“The Telegraph” raporton se AC Milan ka hapur bisedimet për të zgjatur kontratën e Fikayo Tomorit, me një zgjatje deri në qershor 2027.
Sipas Telegraph, të dyja palët po ndihen ‘optimiste’ pasi Tomori është më se i lumtur në Milano.