image Miku i Sami Lushtakut do ta zëvendësojë Kadri Veselin në Kuvend

Kosovë

Miku i Sami Lushtakut do ta zëvendësojë Kadri Veselin në Kuvend

news image

Ish-nënkryetari i komunës së Skenderaj, Fadil Nura, do të jetë deputeti që do të zëvendësojë Kadri Veselin në Kuvend, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Në përgjigje të kërkesës së Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Kosovës, KQZ ka rekomanduar kandidatin e radhës, Fadil Nura nga Partia Demokratike e Kosovës për të zëvendësuar Kadri Veselin”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, Fadil Nura ka qenë për shumë vjet bashkëpunëtor i ngushtë i Sami Lushtakut, kreut të Degës së PDK-së në Skenderaj.

Ai kishte shërbyer si zëvendës i Lushtakut në Komunën e Skenderajt. Madje, për gati tri vjet kishte shërbyer si ushtrues detyre i kreut të kësaj komune gjatë kohës sa Lushtaku, asokohe kryetar, ishte mbajtur në burg.

Nura në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, arriti të marrë 8.959 vota, të pamjaftueshme për t’u bërë në atë kohë deputet. Por ishte i pari në listën e pritjes. /Gazeta Sinjali/