image Miku i madh i Kosovës pritet të emërohet sekretar i SHBA-së

Botë

Miku i madh i Kosovës pritet të emërohet sekretar i SHBA-së

news image

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka prezantuar sot anëtarët e nominuar për administratën e presidencës, transmeton Gazeta Sinjali.

Biden në një postim thotë se siguria kombëtare dhe politika e jashtme do të drejtohen nga profesionistë me përvojë, në mesin e të cilëve është edhe sekretari i ri i shtetit amerikan, Antony Blinken.

Blinken kishte qenë në vizitë në Kosovë në vitin 2015. Ai kishte qenë pjesë e administratës Clinton e Obama, ku gjatë kësaj kohe kishte bërë thirrje vazhdimisht që Kosova të pranohej në organizata kombëtare.

Joe Biden dhe Antony Blinken në Aeroportin e Prishtinës në Kosovë, 22 maj 2009

Po ashtu, nëpërmjet një postimi në Twitter ai kishte kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Jam krenar që përcjell besimin tonë të fortë se Kosova duhet të mirëpritet nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s si anëtare me të drejta të plota”, pati thënë ai./Gazeta Sinjali/