image Mikja e madhe e shqiptarëve, që dha kontribut të jashtëzakonshëm para, gjatë dhe pasluftës

Politikë

Mikja e madhe e shqiptarëve, që dha kontribut të jashtëzakonshëm para, gjatë dhe pasluftës

news image

Sot ka ndërruar jetë sekretarja e parë grua e shtetit të ShBA-së, Madeleine Albright, gjatë kohës së Bill Clinton. Ajo konsiderohet si një nga miqtë më të fortë që ka Kosova, derisa mbështetja e saj për popullin shqiptar nuk ka munguar asnjëherë.

Njoftimin për vdekjen e Albright e dhanë familja e saj, duke thënë se shkaktar i vdekjes së saj ishte kanceri.

Gjatë luftës në Kosovë, Albright ka qenë sekretare e shtetit dhe vlerësohet që ka pasur ndikim të madh që ShBA të bindet se Serbia po kryen krime në Kosovë.

Për të nderuar veprën dhe kontributin e saj, në Prishtinë disa vite më parë është ngritur edhe një bust i saj, në ceremoninë e të cilit ishte pjesëmarrëse.

Përveç në vitin 2019, në Kosovë, Albright ishte edhe në vitin 2005, ku mbajti fjalim para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

“Së bashku ne u betuam se në Kosovë kurrë më nuk do të vinin natën njerëzit me pushkë; kurrë më nuk do të digjeshin shtëpi dhe fshatra, kurrë më nuk do të kishte terror dhe varreza masive. Kurrë më nuk do të ketë njerëz në Kosovë që jetojnë në frikë”, pati thënë Albright para deputetëve kosovarë më 2005.

/GazetaSinjali/