Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se ai së bashku me bashkëshorten e tij, Susan kanë rezultuar negativë në testin për koronavirus, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
“Unë jam duke u ndjerë në mënyrë fantastike,” u shpreh ai, ndërsa shtoi se nuk kishte pasur kontakte me Presidentin Donald Trump që nga Marrëveshjet Abraham më 15 shtator.
“Ne jemi duke u lutur për Presidentin dhe Zonjën e Parë që ata të kenë një shërim të shpejtë,” tha ai.
Kjo është hera e katërt që Pompeo testohet në 14 ditët e fundit.
Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ende duke vlerësuar nëse ai është në gjendje të vazhdojë udhëtimin e tij të planifikuar në Florida të shtunën dhe Azinë të dielën.
Kurse, orari i tij në Kroaci mbetet ashtu siç është planifikuar, njofton Gazeta Sinjali. /Gazeta Sinjali/