image Mike Pompeo akuzon Rusinë: Po luan lojëra politike

Botë

Mike Pompeo akuzon Rusinë: Po luan lojëra politike

news image

Sekretari i Shtetit  të SHBA-së, Mike Pompeo, ka kritikuar sot ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov për komentin se Shtetet e Bashkuara po luajnë lojëra politike në zonën e Mesdheut, duke pretenduar se Rusia është ajo që minon stabilitetin në Siri, Libi dhe vendet e tjera, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas mediave amerikane, Pompeu u shpreh se nëse dikush po përpiqet të ndalojë përparimin në konfliktet rajonale, ajo është Rusia.

“Të gjitha këto veprime tregojnë qartë se nëse dikush po luan lojëra politike dhe po përpiqet të ndalojë përparimin në konfliktet rajonale, është Rusia, e cila vepron vetëm për të arritur progres në interesin e saj në dëm të të gjithë rajonit,” tha Pompeo në një deklaratë.

/Gazeta Sinjali/