image Mik dhe dhëndër probleme mes vete, sulmojnë edhe Policinë në Gjakovë

Siguri

Mik dhe dhëndër probleme mes vete, sulmojnë edhe Policinë në Gjakovë

news image

Policia e Kosovës në Gjakovë ka njoftuar se dje rreth orës 15:30 ka marrë informacione se dy persona që mes vete ishin mik dhe dhëndër kanë probleme mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia për rajonin e Gjakovës për Sinjalin ka njoftuar se pas daljes në vendngjarje, njëri nga zyrtarët policorë është sulmuar ku edhe ka marrë lëndime në dorën e djathtë dhe në pjesën e ballit.

“Me datë 28.11.2020 rreth orës 15:30, patrulla policore i është përgjigjur informatës se dy persona kanë probleme mes vete. Patrulla policore ka dalë ne vendngjarje, ka hasur personat (mik dhe dhendër).

Patrulla policore ka tentuar që të bisedojnë në mënyrë të qetë por dhëndri ka shfaqur agresivitet ndaj tyre ku si pasojë e kësaj, polici ka marrë lëndime në dorën e djathtë dhe në pjesën e ballit. Patrulla policore pas përdorimit te forcës proporcionale (sprejë) ka arritur që ta vë nën kontroll të dyshuarin dhe ta prangosë.

Në lidhje me rastin është informuar dhe Prokurorja Kujdestare dhe me urdhërin e saj i dyshuari ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/Gazeta Sinjali/