image Mijëra protestues në qytetin e pushtuar nga rusët

Botë

Mijëra protestues në qytetin e pushtuar nga rusët

news image

Protestat kundër luftës po zhvillohen në mbarë botën. Një nga to po zhvillohet gjithashtu në Kherson – një qytet ukrainas i pushtuar nga Rusia.

Rreth 2 mijë njerëz dolën në rrugë për të protestuar mëngjesin e sotëm. Ata marshuan nëpër qendrën e qytetit, duke valëvitur flamuj dhe duke kënduar himnin kombëtar të Ukrainës, ndërsa thërrisnin “Rusët shkoni në shtëpi” dhe “Khersoni është Ukrainë”, shkruan BBC.

Postblloqe ushtarake ruse janë ngritur në të gjithë qytetin dhe ndalojnë çdo shofer ndërsa kalojnë.

Vendasit kanë thënë se ushtarët rusë kanë një listë të aktivistëve ukrainas që duan të kapin.

/GazetaSinjali/