image Mijëra persona protestojnë në Frankfurt kundër pushtimit rus

Botë

Mijëra persona protestojnë në Frankfurt kundër pushtimit rus

news image

Mijëra persona kanë protestuar të shtunën në qytetin gjerman të Frankfurtit kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Duke mbajtur flamuj të Ukrainës, pjesëmarrësit kanë shprehur solidaritetin e tyre për popullin e Ukrainës.

Protesta u organizua nga Partia e Gjelbër nën moton “Solidaritet me Ukrainën – Paqe në Evropën Lindore”, raporton REL.

Disa prej panove shkruante: “Ndaloni Putinin – Ndaloni luftën”.

/GazetaSinjali/