Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj tha se zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj ka kërkuar falje për deklaratat e tij, andaj duhet respektuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Miftarajt, Kuvendi e as partitë politike nuk kanë të drejtë që t’ia ndalojnë hyrjen në Kuvend një anëtari të Qeverisë, por kjo mund të bëhet vetëm përmes një mocioni për shkarkimin e tij.
“Driton Selmanaj ka kërkuar falje, kërkim falja ka qenë e sinqertë dhe duhet respektuar. Kryeministri dhe ministrat janë llogaridhënës ndaj Kuvendit, por Kuvendi as partitë politike në Kuvend nuk kanë të drejtë të ia ndalojnë hyrjen në Kuvend një anëtari të Qeverisë. Normal përmes mocionit mund të kërkojnë shkarkimin nëse i kanë votat dhe me këtë edhe e dërgojnë në pension”, shkroi ndër të tjera Miftaraj në Facebook.