Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se ka dështuar përpjekja e Qeverisë për të shuar Task-Forcën kundër Korrupsionit dhe kjo sipas tij është një lajm jashtëzakonisht i mirë, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se presioni i shoqërisë civile dhe vendeve mike, detyrojnë kryeministrin Hoti dhe ministrin Veliu të tërhiqen nga iniciativa e kundërligjshme.
“Task Forca vazhdon punën njejtë si deri me tani, nën udhëheqjen dhe urdhërat e PSRK, deri në një vendim tjetër që duhet të bazohet në ligj, analizë përmbajtësore, konsultim me akterët relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. /Gazeta Sinjali/