image Microsoft vazhdon bisedimet për blerje të TikTok-ut në SHBA

Aplikacione

Microsoft vazhdon bisedimet për blerje të TikTok-ut në SHBA

news image

Gjiganti i teknologjisë, Microsoft ka konfirmuar se është duke vazhduar bisedimet për blerje të operacioneve të aplikacionit TikTok, në territorin amerikan.

Shefi i Microsoftit, Satya Nadella ka zhvilluar një bisedë me presidentin amerikan, Donald Trump rreth kësaj çështjeje.

Microsoft ka theksuar se vlerëson rëndësinë e shqetësimeve të Trumpit, kjo pasi disa ditë më parë ai ka thënë se do ta ndalojë aktivitetin e këtij aplikacioni.

Kompania amerikane ka thënë se shpreson që të arrijë përfundime me kompaninë që menaxhon TokTok-un, ByteDance, deri më 15 shtator.

Microsoft ka thënë se është duke synuar të blejë shërbimet e TikTokut në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re. /Gazeta Sinjali/