image Meteorologët parashikojnë këtë ndryshim për sot

Kosovë

Moti/ Meteorologët parashikojnë këtë ndryshim për sot

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë mot kryesisht i ndryshueshëm, kohë pas kohe me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Mot kryesisht i ndryshueshëm dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, parashihet për këto dy ditë.

Kjo situatë meteorologjike me këto kushte, vjen si pasojë e depërtimit të masave të ajrit me presion të ulët atmosferike.

Në fushat termike do të ketë rënie të lehta në dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Në viset malore dhe përreth tyre temperaturat minimale parashihen të regjistrohen në kufijtë ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, njofton IHMK./ Sinjali/