image Meta vlerëson aktin e dorëheqjes së Presidentit Thaçi: Besoj në pafajësinë e tij

Politikë

Meta vlerëson aktin e dorëheqjes së Presidentit Thaçi: Besoj në pafajësinë e tij

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar ndaj dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi këtij të fundit iu konfirmua aktakuza nga Dhomat e Specializuara në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka thënë se e vlerëson aktin e dorëheqjes së presidentit Thaçi për t’u ballafaquar me akuzat, ndërsa shton se beson në pafajësinë e tij dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.

“Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën. Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar”, ka shkruar ndër të tjera presidenti shqiptar. /Gazeta Sinjali/